Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se si pasojë e aksidentit lëndohen shtatë persona.
“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në njoftim.