Lëndohen tre persona nga një aksident në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona.

Lajmin për Gazetën Enigma ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, ndërkaq, me rastin po merret njësiti i trafikut.

Ndërkaq, pas aksidenteve të fundit me shumë viktima Policia e Kosovës ka filluar një kampanjë vetëdijesuese për sigurinë në trafik.

“Sot rreth orës 18:20, në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit,ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona.”

Related Articles