Lëndohen tre persona nga një aksident në Stallovë-Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Stallovë-Podujevë, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 13:00, në rrugën Stallovë-Podujevë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësorë kanë kërkuar tre persona. Me rast po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. 

Related Articles