Lëndohen tre persona nga një aksident trafiku në Dardani

Lëndohen tre persona nga një aksident trafiku në Dardani

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:45, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku si pasojë tre persona janë lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:45, është raportuar për një aksident trafiku në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndër kaq janë dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor tre persona të lënduar”, thuhet në komunikatë.

Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Related Articles