Lëndohet në kokë një person në Suharekë, u rrëzua derisa ishte duke punuar

Lëndohet në kokë një person në Suharekë, u rrëzua derisa ishte duke punuar

Një person në Suharekë është lënduar pasi është rrëzuar nga një lartësi derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas raportit mjekësor ai është jashtë rrezikut për jetë.

“LËNDIM AKSIDENTAL- Suharekë 10.062023 – 12:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga një lartësi dhe është lënduar në kokë. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”. / Gazeta Enigma.

Related Articles