Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën e Reqanit, në Prizren.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Kemi të bëjmë me një vetaksident në rrugën e Reqanit, në Prizren. Vozitësi nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, si rezultat, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është vetrrokullisur. Një person është lënduar, i njëjti ka marrë ndihmën emergjente në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe është liruar”, tha Gashi.
Gashi bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti Rajonal i Trafikut, i cili po heton shkaqet që kanë sjellë këtë aksident.