Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Gjilan – Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënsja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se nga ky aksidenti ka pësuar lëndime një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Enigma.
“Sot rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, shtoi ajo.