Një person është lënduar këtë të diel në fshatin Gurakoc të Istogut si pasojë e një vetaksidenti.
Këtë për Gazetën ‘Enigma’ e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.
“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 11:23, një person i lënduar ishte dërguar për tretman mjekësor në QKMF-në e Istogut”.
“Ai me pas ishte liruar, policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin”,ka thënë Gashi./Gazeta Enigma/