Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar në një punishte.
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30 në Prizren.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore deri sa ishte duke punuar në një punishte. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Enigma.