Leposaviq: Arrestohen dy francezë në veturën me targa ruse

Leposaviq: Arrestohen dy francezë në veturën me targa ruse

Dy shtetas francezë janë arrestuar dje në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, pasi kanë hyrë në territorin e Kosovës në rrugë ilegale me një veturë me targa ruse.

Drejtoria rajonale kufitare ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka konfiskuar veturën me të cilën dy të dyshuarit kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Dy të dyshuarit, A.V dhe B.R janë personat që janë arrestuar, që prej pasdites së djeshme.

Prokurorja e rastit ka thënë se do të kërkojë masën e paraburgimit për 30 ditë.

Derisa vetura me targa ruse është marrë nga shteti i Malit të Zi

Related Articles