Letra e Hamzës për heqjen e masave i dërgohet Macronit

Letra e Hamzës për heqjen e masave i dërgohet Macronit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilliuar takim me ambasadorin francez, Olivier Guerot.

Hamza tha se diplomati francez e ka njoftuar se ia ka përcjellë kabinetit të presidentit Emmanuel Macron letrën e tij për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Një takim i shkëlqyer me Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. Ambasadori më njoftoi se letrën time për heqjen e të gjitha sanksioneve të BE-së ia ka përcjellë kabinetit të Presidentit Macron. Populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri”, shkroi Hamza në Facebook.

Ai mes tjerash tha se me Guerot ka folur edhe për nevojën e kthimit të normalitetit në vend.

“Ne biseduam edhe për nevojën e kthimit të normalitetit dhe stabilitetit në vend. Si kryeministër i ardhshëm, fokusi im do të jetë rikthimi te temat e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me aleatët tanë”, shtoi ai.

Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, një ditë më parë, kreu i PDK-së, kërkoi heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të BE-së ndaj Kosovës, duke argumentuar se Kosova ka përmbushur çdo standard demokratik dhe ka bërë sakrifica të mëdha për integrimin evropian.

Related Articles