Bayer Leverkuseni, ku tashmë Granit Xhaka është prej lojtarëve më të rëndësishëm, është në seri prej 30 ndeshjeve pa humbje.
Leverkuseni është vetëm ekipi i dytë gjerman që nuk ka pësuar humbje në 30 ndeshje rresht në të gjitha garat. Bayer Leverkusen tani është vetëm dy ndeshje larg rekordit që e mban Bayerni.
Leverkuseni të martën mbrëma fitoi 3:2 ndaj Stuttgartit dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Xhaka sërish ishte prej lojtarëve më të rëndësishëm te Bayer Leverkuseni që fitoren e arriti me gol të vonshëm.
Bayer Leverkusenin të shtunën e pret derbi i madh me Bayern Muenchenin. Leverkuseni po e kërkon titullin e parë në histori. Kjo skuadër nuk ka fituar trofe për 31 vjet. Në vitin 1993 kishte fituar Kupën e Gjermanisë.
Xabi Alonso është trajner i Leverkusenit, ndërsa po çmohet për punën që po e bën.