Donat Rrudhani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për grumbullimin e radhës.
Futbollisti ka pësuar lëndim në stërvitjen e djeshme, çka e ka detyruar të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Dardanëve.
Përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur ta zëvendësojë Rrudhanin me Meriton Korenicën, i cili ishte pjesë e listës së zgjeruar të trajnerit.
Rrudhani do të fokusohet në rikuperimin e tij, me shpresën për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë dhe për ta veshur sërish fanellën e Kosovës.
