Leverkuseni uron për ditëlindjen e Xhakës: Shpresojmë që nesër e fillon me tri pikë

Leverkuseni uron për ditëlindjen e Xhakës: Shpresojmë që nesër e fillon me tri pikë

Futbollisti i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka sot mbush 32 vjet.

Njëkohësisht futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, ka pranuar urime të shumta në këtë ditë të veçantë.

Ishte dhe Leverkuseni që uroi përzemërsisht Xhakën.

“Urime ditëlindjen i dashuri Granit. Një vit të suksesshëm, ku shpresojmë që nesër e fillon me tri pikë”,  ka shkruar në X skuadra gjermane.

Related Articles