Lëvizja Vetëvendosje vizitoi bizneset në Gjilan

Lëvizja Vetëvendosje vizitoi bizneset në Gjilan

Alban Hyseni kandidat për të parin e Gjilanit ka thënë se tashmë ka fituar besimin e shumë qytetarëve dhe bizneseve të ndryshme për zgjedhjet e 17 tetorit.

Hyseni së bashku me deputetin Luan Aliu janë zotuar se edhe pas zgjedhjeve të 17 tetorit do të kenë angazhimin maksimal për krijim e kushteve për secilin biznes që operon në komunën e Gjilanit.

Komunikata e plotë:

Në vizitën e sotme tek “Monte Roll”, biznes i cili karakterizohet për cilësi të produkteve dhe efikasitet në punë, u njoftuam me problemet e tyre, probleme të cilat po ia ndalin arritjen e potencialit që kanë. 

Kryetari Alban Hyseni, bashkë me deputetin Luan Aliu, u zotuan se pas 17 tetorit, kur në krye të komunës do të jetë Lëvizja VETËVENDOSJE!, angazhimi do jetë maksimal në krijimin e kushteve sa më të favorshme të punës për secilin biznes që operon në komunën tonë.

Poashtu përmes kredive me norma të ulëta të interesit, përmes Bankës Zhvillimore, funksionimi i bizneseve do të jetë më i lehtë. Sepse bashkë qeverisim! 

#perGjilanin

Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan

Hapsirë e sponsorizuar

Related Articles