Lëvizje mes rivalëve lokal, Perparim Islami nga Drita kalon te SC Gjilani

Lëvizje mes rivalëve lokal, Perparim Islami nga Drita kalon te SC Gjilani

SC Gjilani është duke punuar furishëm në merkaton verore, pasi para pak qasteve prezantoi sulmuesin e Kosovës U21, Baton Zabërgjën.

Përpos Zabërgjes, Gjilani ka transferuar edhe mbrojtësin Besart Krivanjejeva dhe ka arritur marrëveshje me Mevlan Zekën.

Gazeta Enigma mëson se Gjilani tashmë ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin e krahut, Përparim Islamin i cili e bëri të ditur largimin e tij nga skuadra e Dritës.

Islami tani iu ka bashkuar Gjilanit në stërvitje në Ohër dhe do të jetë nën urdhërat e trajnerit Zekirija Ramadanit.

29-vjeçari në sezonin e kaluar i ka luajtur 20 ndeshje për Dritën në të gjitha garat duke i bërë 2 asistime./GAZETA ENIGMA/

Related Articles