Lewa prezantohet në “Camp Nou” në mënyrë spektakolare (VIDEO)

Lewa prezantohet në “Camp Nou” në mënyrë spektakolare (VIDEO)

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski u dha 59,026 të pranishmëve një shfaqje për t’u mbajtur mend gjatë prezantimit të tij në “Camp Nou“ të premten.

Siç është tradicionale në klubin katalanas, Lewandowski tregoi aftësitë e tij me topin para turmës.

Dhe padyshim që sulmuesi dëshironte të bënte një përshtypje të parë të shkëlqyer.

Ai bëri një sërë lëvizjesh, duke përfshirë gjestin e famshëm të gjoksit të Zlatan ‘Matrix’, madje iu dha pseudonimi ‘Robert Lewandinho’ nga ekipi i mediave sociale të Barcelonës.

“Emocioni ishte i mahnitshëm kur pashë kaq shumë njerëz për prezantimin tim”, tha Lewandowski në konferencën e tij për shtyp.

“Nuk kam fjalë për të shprehur gëzimin tim. Ishte diçka e mahnitshme. Unë dua të tregoj aftësitë e mia në fushë dhe t’u jap lumturi tifozëve në të gjithë botën.”

Related Articles