Napoli e turpëron Liverpoolin

Napoli e turpëron Liverpoolin

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Liverpooli, është mposhtur thellë që në fillim të fazës grupore. Liverpooli të mërkurën mbrëma u mposht 4:1 nga Napoli në Itali.

Skuadra italiane që në fillim ka nisur sulmet dhe ka bërë të qartë se e kërkon fitoren. Atë edhe e ka arritur, madje me rezultat shumë të thellë.

Piotr Zielinski realizoi penallti në minutën e pestë, ndërsa e shënoi edhe një gol në minutën e 47-të. Andre-Frank Zambo Anguissa shënoi në minutën e 31-të, ndërsa Giovanni Simeone realizoi në minutën e 44-t. Golin e vetëm për Liverpoolin e shënoi Luis Diaz në minutën e 49-të.

Liverpooli nuk po ka rezultate të mira as në Premier League dhe formën jo të duhur e ka shfaqur edhe të mërkurën në Champions.

Amir Rrahmani ka udhëhequr mbrojtjen e Napolit dhe ka shfaqur ndeshje të madhe. Ai qëndroi në fushë deri në fund.

Related Articles