Vdekja e mbretëreshës Elizabeth II ka zhytur në zi Britaninë dhe botën e futbollit. Monarkja më jetëgjetë e Mbretërisë së Bashkuar jetoi për 96 vite dhe dha fRymën e fundit në pallatin Balmoral. Mbretëresha sundoi për 70 vite dhe gjithashtu ka pasur ndikim edhe në futbolli Anglez. “Tre Luanët” triumfuan në finalen e Kupës së Botës në vitin 1966 dhe trofeun kapitenit Bobby Moore ia dorëzoi mbretëresha Elizabeth.
Këtë moment monarkja më jetëgjatë e mbretërisë së bashkuar e rikujtoi në finalen e europianit të fundit, ku u luajt në stadiumin e Wembley në Londër. Mbretëresha ju drejtua ekipit nëpërmjet një letre ku solli dhe njëherë ndërmend finalen e madhe të vitit 1966.
“Pesëdhjetë e pesë vjet më parë unë pata fatin t’i jepja Bobby Moore trofeun e Kupës së Botës dhe kuptova se çfarë do të thoshte për lojtarët, trajnerin dhe stafin që të arrinin të fitonin finalen e një ndeshje të madhe në një turne ndërkombëtar futbolli. Dua t’ju dërgoj urimet e mia dhe të familjes sime për arritjen në finale të Kampionatit Evropian dhe urimet e mia më të mira për nesër me shpresën që historia të shënojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, përkushtimin dhe krenarinë me të cilën jeni sjellë”.
Po në Premier League kë ekip mbështeste Mbretëresha Elizabeth II?
Pavarësisht se madhëria e saj e ka shpallur veten gjithmonë neutrale, ajo supozohet se mbështeste Arsenal. Në vitin 2007 në një pasdite, Mbretëresha u takua me disa lojtarë të Arsenal, duke u bërë monarkja e parë që pret një ekip futbolli në Buckingham Palace. Ish-lojtari i “Topcinjve” Cesc Fabregas deklaroi se Mbretëresha i ka thënë atij se ishte “një tifoze” e Arsenal.
Megjithatë ka edhe disa supozime të tjera që thonë se mbretëresha ishte tifoze e West Ham. Të dy klubet angleze përkujtuan Mbretëreshën përpara ndeshjeve të tyre në Europa League dhe Conference League, ku u mbajt nga një minutë heshtje.
Anglia që pas lajmërimit të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II është futur në 10 ditë zi kombëtare, për të nderuar në mënyrën e duhur figurën e monarkes më jetëgjatë në histori.