Interi ka shënuar fitoren e parë në Grupin C në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Viktoria Plzenin në udhëtim.
Ish-kampionët e Italisë triumfuan 0:2 në udhëtim te ekipi çek. Edin Dzeko hapi serinë e golave në minutën e 20-të të takimit me një gol të bukur pas asistimit nga Correa. Dumfries ndëshkoi nikoqirët me golin e dytë duke vulosur edhe epilogun përfundimtar të takimit.
Në anën tjetër, ndeshja Sporting – Tottenham pati një fund të “çmendur”. Skuadra vendase shënoi dy gola në minutat shtesë, duke triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj skuadrës angleze.
/Gazeta Enigma/