Liga e Kampionëve rikthehet me dy super përballje

Liga e Kampionëve rikthehet me dy super përballje

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte nga ora 21:00 në kuadër të çerekfinaleve, shkruan Gazeta Enigma.

Ndeshja kryesore pritet të jetë ajo mes Manchester Cityt dhe Atletico Madridit, takim tejet interesante do të jetë edhe ai mes Benficës dhe Liverpoolit.

Pep Guardiolën e pret test i vështirë ndaj Atletico Madridit të Diego Simeones. Kjo ndeshje pritet të dhurojë spektakël pasi të dy skuadrat luajnë futboll të ndryshëm.

Liverpooli do të luajë si mysafir ndaj Benficës dhe pritet të ketë punë pak më të lehtë ndaj portugezve./GAZETA ENIGMA/

Related Articles