Sonte do të zhvillohen dy ndeshje të tjera të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Përballje të forta pritet të jenë ndeshjet e sontme.
Barcelona është nikoqire e Borussia Dortmundit dhe synon të bëjë hapin e parë drejt kalimit në gjysmëfinale.
Ndërsa në sfidën tjetër, Paris Saint-Germain do të presë Aston Villan, duke kërkuar një fitore të sigurt për ta bërë kalimin më të lehtë në ndeshjen e kthimit.
Të dy përballjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.
Ndërkaq, mbrëmë u luajtën dy çerekfinalet e para, ku Arsenali triumfoi me një fitore të thellë 3-0 ndaj Real Madridit, ndërsa Interi mundi Bayern Munichun 2-1. /Gazeta Enigma