Liga e Kampionëve, sot mësohen dy gjysmëfinalistët e parë
Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me dy ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve.
Real Madrid – Chelsea dhe Bayern – Villarreal, janë dy takimet që do të përcaktojnë dy gjysmëfinalistët e kësaj gare.
Real Madridi është në avantazh të madh në ndeshjen e kthimit pasi ka fituar në Londër me rezultat 1-3 ndaj Chelseat.
Për spanjollët mjaftojnë ta ruajnë këtë rezultat ose të humbasin 0-1, ndërsa Cehlseat i duhet një fitore me rezultat 0-2 për t’a quar këtë ndeshje në vazhdime.
Ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Bayernit dhe Villarrealit, ndeshjen e parë e fituan spanjollët me rezultat 1-0.
Gjermanët konsiderohen favorit për të kaluar në gjysmëfinale pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë.
Të dy ndeshjet luhen nga ora 21:00./GAZETA ENIGMA/