Sport Club “Gjilani” është duke qëndruar në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku po e zhvillon fazën përgatitore para ndeshjeve në Ligën e Konferencës.
SC Gjilani me 7 korrik do të përballet ndaj skuadrës letoneze, Liepaja, shkruan Gazeta Enigma.
Kjo ndeshje për të gjithë të apasionuarit e futbollit kosovar, vjen drejtpërsëdrejti nga stadium që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të transmetohet direkt në SuperSport 4 me fillim nga ora 20:00.
Kujtojmë që tifozët gjilanas, “Skifterat”, kanë paralajmëruar udhëtim të madh drejt kryeqytetit për ta përkrahur skuadrën e zemrës.
/GAZETA ENIGMA/