Liga e Parë në futboll, cilat janë ekipet që do të futen në Superligë

Liga e Parë në futboll, cilat janë ekipet që do të futen në Superligë

Të shtunën zhvillohen ndeshjet e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Në fakt kjo është xhiro e fundit në dy grupet e Ligës së Parë, ku do të vendoset shumëçka sa i përket skuadrave që futen në Superligë dhe atyre që bien një rang më poshtë.

Lideri aktual i Ligës së Parë, Malisheva do të përballet në udhëtim te Vëllaznimi, ku i mjafton vetëm një pikë për ta siguruar futjen në Superligë.

E ndjekësi i tyre më i afërt, Dukagjini luan në udhëtim te Trepça ku synon fitoren.

Interesant pritet të jenë edhe dy duelet Vushtrria – A&N dhe Drenasi – Istogu, ku dy skuadrat vendase po kërkojnë shpëtimin.

Nxeht pritet të jetë edhe në Grupin B, ku Flamurtari dhe Ulpiana po kërkojnë rikthimin në Superligë, Ulpiana ka një pikë më shumë se kryeqytetasit, derisa sot luan në udhëtim te Ramiz Sadiku.

Në anën tjetër Flamurtari kërkon fitore në udhëtim te Vllaznia dhe shpreson në një barazim të Ulpianës.

Sa i përket skuadrave që bien nga liga, në garë janë KEK-u dhe Ferizaj.

Ferizajasit duhet të fitojnë në shtëpi ndaj Dardanës për ta siguruar matematikisht qëndrimin në Ligën e Parë.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në të njëjtin orarë me fillim nga ora 15:00,.

Related Articles