Raundi i tretë i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve vazhdon sot (e mërkurë) me shumë ndeshje nëpër grupet përkatëse E, F, G dhe H, ku pritet të ketë shumë sfida tejet konkurrruese e rivalizuese deri në fund, si dhe mjaft interesante për t’u përcjellur nga aderuesit e falktë, shkruan Gazeta Enigma.
Padyshim se njëra nga ndeshjet më interesante e më të rëndësishme të mbrëmjes së sotme për nga vëmendja që i kushtohet nga futbolldashësit anëekënd kontinentit europian, është takimi i grupit ‘F’ në mes të Manchester United dhe Atalantas, por aspak më pak interesante pritet të jenë ndeshjet, Benfica – Bayern Munich nga grupi “E”, Lille – Sevila nga grupi “G” si dhe Zenit St. Petersburg – Juventus në kuadër të grupit “H”.
Më poshtë gjeni të gjitha qiftet e sotme nëpër grupet përkatëse, E, F, G, H, si dhe një takim nga grupi C, të cilat do të zhvillojnë ndeshjet e radhës, sipas orarit të paraparë nga UEFA, nga ora 18.45h dhe 21.00h.
Grupi C
Spartak Moscow – Leicester City
Grupi E
Barcelona – Dynamo Kyiv
Benfika – Bayern Munich
Grupi F
Manchester United – Atalanta
Young Boys – Villareal
Grupi G
Salsburg – Wolsburg
Lille – Sevila
Grupi H
Chelsea – Malmo
Zenith St. Petersburg – Juventus