Liga U21 vlerësohet si vendim i duhur që do t’iu ndihmoj klubeve të  Superligës dhe Kosovës U21

<strong>Liga U21 vlerësohet si vendim i duhur që do t’iu ndihmoj klubeve të  Superligës dhe Kosovës U21</strong>

Federata e Futbollit e Kosovës më 30 janar njoftoi se nga sezoni 2023/2024 do të nisin gart edhe në Ligën U21.

Sipas FFK-së, qëllimi i krijimit të kësaj ligë është që t’u jepet mundësi zhvillimi më shumë futbollistëve të kësaj moshe.

FFK po ashtu ka bërë të ditur se në ekipin U21 mund mund të përfshihen dy futbollistë deri në moshën U23.

“Qëllimi i kësaj lige është që futbollistëve të kësaj moshe, të cilët po hasin vështirësi të gjejnë hapësirë në ekipin e parë, t’u jepet mundësia të qëndrojnë në formë, të zhvillohen dhe t’i tregojnë vlerat e tyre në vazhdimësi, në mënyrë që të përgatiten për të qenë pjesë e ekipit të parë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Të gjithë klubet e Superligës nga sezoni i ardhshëm e kanë të obliguar që ta kenë ekipin U21.

Gazeta Enigma ka biseduar me trajner dhe analistë të futbollit të cilët e kanë cilësuar këtë vendim të FFK-së si të qëlluar.

Njëri prej trajnerëve që i jep më së shumti hapësirë lojtarëve të rinj në Superligën e Kosovës është Tahir Batatina i Llapit. Ai ka thënë për Gazetën Enigma se ka qenë iniciator që të nis kjo lig.

S’pari unë kam qenë i pari që i kam ftuar për këtë çështje për me u formu Liga U21, unë kam qenë ai që kom insistu me qenë kjo ligë, në takimin me kryetarin e federatës është pranu propozimi im në prezencë të të gjitha klubeve që U21 me qenë në kuadër të klubeve të Superligës”, ka thënë Batatina.

Batatina ka treguar se cili është qëllimi i formimit të kësaj lige.

“Arsyeja ka qenë që na gjeneratave të reja, djemve tanë të ri po ia mbyllim dyert duke i dhënë hapësira lojtarëve te huaj. Ka qenë qëllimi që këta me u promovu edhe me pas drejt me lujt edhe në ekipin e parë edhe në U21 edhe disa lojtarë me qenë deri në moshën 23 – vjeçare”, tregon Batatina.

Trajneri i Llapit vendimin për formimin e Ligës U21 e cilëson në të mirë të futbollit.

Ky vendim është në të mirë të futbollit dhe është në mënyrën më të mirë të mundshme. Është shumë e logjikshme se formimi i lojtarëve bëhet në moshën 19-21 vjeçare. Ky është momenti kur formohen lojtarët se a do të kenë të ardhme apo jo. Kjo është periudha kohore kur lojtari e merr formimin është mosha 19-21 vjeçare, kurse mosha 22-23 vjeçare është koha kur lojtari duhet me shku në skuadër të madhe të Evropës”, thotë ai.

“Kështu që për këtë arsye ky vendim me ekzistu Liga U21 që me lujt këta ma shumë me qenë në lojë me qenë aktiv edhe në ekipen e parë edhe në U21 se kanë të drejt”, thotë Tahir Batatina.

Kurse, analisti i futbollit dhe trajneri i Kosovës U17, Arbnor Morina, e cilëson si vendim të qëlluar për fillimin e Ligës U21 nga sezoni i ardhshëm.

Është një vendim i qëlluar, sepse edhe më herët kam fol që po i kryen moshat te U19 apo Juniorët, shumë futbollistë po detyrohen me u largu prej klubeve sepse po lypin hapësirë më të madhe, e tasht kanë me pas hapësirën brenda ekipit U21 edhe ka me qenë një filter më i mirë që me e pa se kush mundet me vazhdu me lujt në ekipin A për me vazhdu karrierën e tij”, thotë Morina.

Formimi i Ligës U21 sipas Morinës rritë cilësinë dhe konkurrencën te futbollistët. Ai po ashtu shton se kjo gjë i shërben edhe Kosovës U21.

Kështu që tasht rritet për një hap edhe konkurrenca edhe mundësia për me lujt ma shumë ndeshje futbollistët e rinj. Kjo gjë po ashtu ka me i shërby shumë Kombëtares së Kosovës U21”, thotë Arbnor Morina.

Normal për atë arsye po realizohet na nuk jemi një treg i madh që mundemi me ble lojtar shumë, ka dy tre klube që blejnë për të cilat dihet kush janë. Klubet tjera munden me e shtu prodhimin edhe me mbledh lojtarë të rinj të cilët kanë me i testu edhe me i testu edhe njëherë definitivisht në ekipen U21 edhe pas asaj me e pa se çka munden me bo në ekipen A”, vlerëson trajneri Arbnor Morina.

Analisti dhe trajneri i futbollit Genc Sermaxhaj thotë se fillimi i Ligës U21 i ka dy anë, anën e mirë dhe jo të mirë.

Vendimi për fillimin e Ligës U21, ka anën e saj të mirë dhe jo të mirë. E mira e saj është hapësira kohore e lojtarëve për t’u dëshmuar edhe për 2 vite pas moshës u19. Ka lojtar që shpërthejnë në moshë pak më të madhe dhe kjo është një mundësi për ta”, thotë Sermaxhaj për Gazetën Enigma.

Sermaxhaj problem të vetëm e sheh anën financiare për formimin e Ligës U21, sipas tij klubeve të Superligës i shtohet një barrë shtese për shpenzime.

Ana tjetër jo e mirë për klubet e vendit tonë mund të jenë shpenzimet, sepse ju shtohet një ekip më shumë për obligime. Gjithashtu ekipet e rangut më të ulët që nuk kanë mosha u19-21, mund t’u vështirosohen sjelljet e lojtarëve tek ato klube, sepse lojtarëve iu zgjatet koha tek klubet e tyre edhe për 2 vite nga U19 tek U21” thotë ai.

Sipas Sermaxhajt në Ligën U21 më shumë zën vend lojtarët që nuk përfshihen nga ndeshjet zyrtare, ata që rikthehen nga lëndimet.

Prandaj mosha U21, më shumë është një ekip rezervë ku në të nuk ka shumë cilësi. Aty zënë vend lojtarët nga ekipi i parë që nuk përfshihen në ndeshje zyrtare, lojtar që bëjnë rehabilitimin nga lëndimet, lojtar që nuk arrijnë të futen në ekipin e parë nga mosha u19. Me një fjalë, një mundësi për lojtarët që të vazhdojnë të merren me futboll, sepse një lojtar i mirë kalon nga mosha e re direkt në ekipin e parë pa kaluar tek mosha U21”, thotë ai.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles