Limaj: As sot s’ka diçka të re

Limaj: As sot s’ka diçka të re


Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka folur para seancës së sotme parlamentare ku ka konfirmuar se lëvizje nga qëndrimet e partive nuk do të ketë, shkruan Gazeta Enigma.

“S’besoj që ka me pasë diqka të re”, theksoi ai.

Tutje ai shtoi nevojën për shumicë parlamentare.

“Sido që të jetë vendi duhet me pas një shumicë parlamentare, që ne besojmë me qenë të përgjegjshëm. Ne kemi dashur që institucionet të krijohen vetëm përmes shumicës parlamentare, duke respektuar vullnetin e qytetarëve, ne kemi dashur që të jemi të përgjegjshëm para votuesve, duke e dhënë një mundësi, e për të tjerat secili merr përgjegjësi”. / Gazeta Enigma.

Related Articles