Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka folur për takimet që ka pasur me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti. Ai madje shfaqi në detaje se si u pajtua me Kurtin që ai të ishte Kryetar i Kuvendit.
“Në takimin e parë, diskutuam tema gjenerale. Në takimin e dytë z.Kurti ka shprehur dëshirë për bashkëpunim, pra për koalicion. Unë i thash çka po kërkoni nga ne, nëse po kërkoni numrat, unë ua jap numart, nëse e ke veç për numra. Më tha jo, po dua partneritet. Z.Kurti ka ofru një opsion për qeverisje. Që Nisma me qenë pjesë e qeverisë. Unë i kam thënë se jo nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e qeverisë, ne duam partneritet në nivel Kuvendi. Po shkojmë në minimum, i thash. Aktualisht nuk mund të të ndihmoj në qeverisje. Duam i thash partneritet Kuvendi, dhe paketë ligjore. I thash se jam i gatshëm ta mar detyrën e Kryetarit të Kuvendit.” – tha Limaj.
Tutje ai u shpreh, se me Kurtin patën edhe dakordim.
“Në fund patëm një dakordim gojor. Ne të dy. Unë dhe Kurti. Ai mbet me diskutu me partner të vet, unë me partinë time. Ne s’kemi pasë marrëveshje me shkrim. Nuk u ndjeva keq që e propozuan Haxhiun, sepse s’kishim marrëveshje të shkruar.” – ka shtuar ai.