Limaj: Nuk e votojmë këtë Qeveri, nuk bëhet shteti kështu bre djem

Limaj: Nuk e votojmë këtë Qeveri, nuk bëhet shteti kështu bre djem

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, në një deklaratë për media ka thënë se ata nuk do ta votojnë këtë qeveri të  propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton gazeta “Enigma”.

Tutje Limaj tha se VV-ja krejt këto i ka kalkulime elektorale edhe për të dielën (ditën e baliotazhit), edhe pas të dielës. “Duke hequr në njërën anë emrin e z. Konjufca, ju e patë qëndrimin e z. Kurti. Edhe tha kështu: ‘Po e bëj një mandatar me qëllim me i evituar dy palë zgjedhje’, a ishte kështu?”, tha Limaj në “Rubikon”.

“Këta tre muaj po e çojmë Glaukun që mos me i pasë dy palë zgjedhje? A ishte kështu? Që këtu fillon joserioziteti. Që këtu përfundon çdo gjë. Na ka treguar sot qartë”.

“Ne nuk i votojmë, këto agjenda partiake, elektorale, s’kanë absolutisht asgjë në interes shtetëror, që dikush me pauzu, me shku me u kthy. Nuk bëhet shteti kshtu, bre djem”.

Related Articles