Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokratike, ka thënë se qyteti i Rahovecit është me mendje e zemër për koalicionin Kosova Fituese.
Në një postim në Facebook, ai ka shpërndarë pamje nga tubimi i sotëm që patën në Malësi të Vogël të këtij qyteti.
“Pas katër vitesh qeverisje pa plan, me shpifje e mashtrime, këtë herë qytetarët e vendit tonë do të votojnë për Kosovën fituese, për njerëz që kanë veçVEPRA”.
“Ne falënderojmë çdo qytetar, aktivist, burra e gra, djem e vajza të reja që u rreshtuan fuqishëm për Kosovën fituese, një rrugë që sjell zhvillim dhe prosperitet”, ka thënë Limaj.