Limaj: Stanisiçi më tregoi në Hagë se shërbimi sekret serb ka pasur plane për të na vrarë mua dhe Rexhep Selimin

Limaj: Stanisiçi më tregoi në Hagë se shërbimi sekret serb ka pasur plane për të na vrarë mua dhe Rexhep Selimin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ftuar ne emisionin Prime Time , në Kanal10 ka thënë se Stanisiçi i kishte treguar në Hagë se shërbimi sekret serb ka pasur plane për të më vrarë.

“Le ta bën Kosova qita ç po them unë, me thanë kadal se nuk janë vrarë në 70-ta, apo 8o-ta, shërbimi sektet ka vrarë edhe në 98-ën, edhe në 99-ën. Përgatitjet për vrasje nga shërbimi sekret serb kanë qenë për krejt nga ne. Rexhep Selimi, dhe unë kemi pasë prita nga shërbimi serb, ma ka thanë Stanisiçi në Hagë, por fatmirësisht nuk kemi shku ku na kanë pritur”, tha Limaj.

Limaj, ka treguar edhe se kur janë planifikuar vrasja e tij , dhe Rexhep Selimit nga shërbimi sekret serb.

“Ai ka folur me shtëpia, me rrugë, po flas për 31 janar 1997 në ditën kur është vrarë Zahir Pajaziti, ndërsa për Rexhën e ka pasur ne 1996 në shtëpi të tij në Klinë. Për mua largimi nga Prishtina, unë kam udhëtu nga Prishtina në drejtim të vendlindjes në takim në një bazë, dhe aty është planifikuar elekfidimi, vrasja por fatmirësisht s’janë shkuar asaj rruge”, shtoi tutje Limaj.

Limaj ka thënë se ka qëndruar dy vjet e gjysmë me Stanisiçin në Hagë.

Related Articles