Leo Messi është një nga figurat më të respektuara në dhomat e zhveshjes së PSG-së.
Argjentinasi ka fituar autoritet ndaj shokëve të skuadrës, diçka jo e lehtë brenda skuadrës parisiene, për shkak të atmosferës së komplikuar.
“L’Equipe” shkruan se Leo Messi ka marr mbështetje për të mbajtur qëndrim dhe për të vënë rregull në një dhomë zhveshjeje që nuk kishte atmosferën e duhur.
Pas largimit të disa miqve të tij si Leoandro Paredes dhe Angel Di María, argjentinasi ka kërkuar aleatë të rinj brenda skuadrës parisiene, pasi nuk i ka mjaftuar marrëdhënia e shkëlqyer me Neymar.
Sipas këtij mediumi, Messi është afruar shumë me lojtarë të tjerë si Marco Verratti, Gio Donnarumma dhe Sergio Ramos.
Ky i fundit ka folur për marrëdhëniet me Messin, duke thënë se i ka të shkëlqyera.
“Preferoj ta kem në ekipin tim sesa në skuadrën kundërshtare. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, sepse të dy e kuptojmë që është mënyra më e mirë për të arritur suksesin”, kishte thënë mbrojtësi spanjoll