Konfliktet në familjet kosovare janë goxha të shpeshta dhe përcillen me kanosje serioze e përleshje që eskalojnë edhe në rrahje brutale.
Problemet për të cilat nuk arrijnë të merren vesh i shtyjnë ata t’i qërojnë vet hesapet, duke u futur kështu në sherr edhe në Polici.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Lipjan, ku është arrestuar një 39-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka ka ndodhur në orët e pasdites, kuri dyshuari e ka kërcënuar me vrasje nipin dhe familjarët e tjerë, e situata ka eskluar kur i njëjti edhe ka ekspozuar armën.
Për të mos mbaruar me kaq, 39-vjeçari ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj nënës së tij të moshuar, duke e sulmuar brutalisht.
Përballë kësaj situate, viktimat e kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar të dyshuarin.
Si rezultat i raportimit të rastit, Policia është vënë në lëvizje dhe i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat “Dhunë në familje”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.