Policia në Lipjan ka arrestuar, e më pas e ka liruar në procedurë të rregullt, burrin i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka bërë të ditur se viktima me dy fëmijët e saj janë dërguar në strehimore, ndërkaq i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.
“Lipjan, 10.10.2021 – 12:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima me dy fëmijët e saj janë dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Enigma.