Lipjan: Tre këmbësorë goditen nga dy automjete

Tre persona janë lënduar për shkak të goditjeve që i kanë marrë nga dy automjete, në rrugën “Avdi Kelmendi”, në Lipjan.

Për Gazetën ‘Enigma’ lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën ‘Avdi Kelmendi’, në Lipjan, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre këmbësorë. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal po merren me rastin./Gazeta Enigma/

Related Articles