Liria ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 2-1 në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës.
Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kërkon të gjenin golin, por nuk ishin të sakta.
Prizrenasit arritën të gjenin golin e epërsisë në minutën e 34-të, kur Melos Zenunaj u tregua i saktë për 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë, ‘Pampurat’ filluan të kishin më shumë nga loja dhe kjo iu shpërblye. Dominik Ivkic arriti t’i barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 66-të.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe skuadrat pritej që të ndahenin baras, erdhi goli i fitores së Lirisë. Arber Likaj harkoi bukur në zonë, ku gjeti Zenunajn i cili nga afër shënoi për 2-1.
Liria ka tani katër pikë, ndërsa Fushë Kosova mbetet ende pa pikë.
Në ndeshjen tjetër Malisheva ka fituar me rezultat bindës 4-1 ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Golin e parë për malishevasit e shënoi Ilir Mustafa, kur Drilon Hazrollaj asistoi për të në minutën e 42-të.
Mirëpo, Nikli i barazoi shifrat në 1-1 vetëm pas dy minutash, me anë të Berishës.
Në minutën e 50-të, Arbër Prekazi gjuajti me kokë nga një harkim i Ilir Mustafës, mirëpo portieri Bujupi ishte në vend.
Vetëm një minutë më vonë, Malisheva ia doli ta rikthente epërsinë, kur Mustafa asistoi te Donat Vitija për rezultatin 2-1.
Për golin e tretë u përkujdes Robert Matheu, që realizoi në minutën e 71-të.
Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe realizuan edhe të katërtin në minutën e 84-të për rezultatin final 4-1.
Me këtë fitore, Malisheva është rikthyer në krye të tabelës me nëntë pikë, ndërsa Feronikeli ’74 është në të shtatin me tri pikë.