Kanë përfunduar 45 minutat e pjesës së parë në ndeshjes Liria – Vushtrria që po zhvillohet në barazhin e Ligës së parë.
Fraksioni i parë ka prodhuar lojë të bukur derisa është mbyllur me rezultat 1:0 për Lirinë. Skuadra prizrenase shënoi nga penalltia pasi më parë më dorë ne zonë luajti Ismet Caka.
Liridon Fetahu ka shënuar nga pika e bardhë për ta “shpërthyer” festën te tifozët e Lirisë.