Lirim Kastrati: Jam i lumtur që ju kthyem fitoreve

Lirim Kastrati: Jam i lumtur që ju kthyem fitoreve

Lirim Kastrati ka qenë njëri prej protagonistëve në fitoren e Kosovës kundër Gjeorgjisë sonte, pavarësisht se ai humbi një rast të artë për të shënuar në fitoren 1-0.

Kastrati ka thënë se i ka humbur disa shanse, por është shprehur i lumtur që Kombëtarja i është kthyer fitoreve.

“Jam i lumtur që ju kthyem fitoreve dhe është një ndeshje shumë motivuese ku jemi të motivuar për ndeshjen kundër Greqisë”.

Ai madje ka thënë se kthimi i Milot Rashicës në ndeshjen e radhës do ta kompletojë ekipin.

“Shpresoj që në ndeshjen e radhës që ta fitojmë edhe kundër Greqisë. Jam i sigurt që do ta fitojmë atë ndeshje për shkak se do të jetë aty edhe Miloti”, ka thënë Kastrati.

Kosova do të luajë pas tri ditësh me Greqinë.

Related Articles