Është lirua sot avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha, i cili ka qenë në ndalim nga e enjta. Lajmin për lirimin e tij e ka dhënë avokati i tij Naim Rudari.
Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën për paraburgim dhe ka nxjerrë aktvendim për një masë alternative.
Ndaj Berishës, Gjykata ka marrë vendim për caktimin e masës “Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar”, në kohëzgjatje prej një muaji.
Arrestimi i tij u cilësua i kundërligjshëm dhe arbitrar e madje edhe urdhër nga pushteti, për shkak të zërit kritik të avokatit Berisha ndaj Qeverisë.
Pas arrestimit të tij ka pasur reagime të shumta nga kolegë të tij dhe profesionistë të çështjeve juridike për mënyren se si ishte arrestuar ai.