Nazmi Mulaki, i ashtuquajtur “mjek popullor”, është liruar nga paraburgimi.
Lajmin për lirim e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Fanol Krasniqi.
Ai tha së kjo është bërë me vendim të Gjykatës Supreme.
“Ne kemi ushtruar në Gjykatën Supreme kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit. Supremja ka marrë vendim që z.Mulaku të mbrohet në liri. Domethënë është aprovuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë”, deklaroi ai.
Fillimisht Apeli e kishte refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse.
“Bio Mulaku” u arrestua në korrik nga policia.
Ai dyshohet për “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, dhe “mashtrimit”.
Nazmi Mulaku, i njohur në “TikTok” si Bio Mulaku, publikonte në vazhdimësi video, përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni e sëmundje të tjera. /Gazeta Enigma