Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq është liruar nga autoritetet serbe.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Në një postim MPJD-ja ka njoftuar se përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari e ka konfirmuar lirimin e Jankoviqit dhe nisjen e tij për Kosovë.
“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë”, ka njoftuar MPJD.