Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek tha sot se kjo parti është kundër votimit e 21 prillit për largimin e kryetarëve shqiptarë të veriut.
Ai tha se votimi është “jolegjitim”, pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “bëri gjithçka që ai referendum të mos ketë sukses”.
Elek tha se Udhëzimi Administrativ, i cili u miratua më 5 shtator të vitit të kaluar, “është i vështirë për t’u zbatuar për shkak të pengesave të kryetarëve të kuvendeve komunale”.
Sipas tij, të dhënat tregojnë se në veri janë 46.248 votues dhe sipas udhëzimeve të KQZ-së duhet të dalin 50 për qind e votuesve plus një votë.
“Në disa raste, gjatë takimeve me përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe ambasadorë, kemi paralajmëruar se këto të dhëna nuk janë të sakta dhe se nuk e ruajnë gjendjen e vërtetë në terren, sepse në muajt e fundit, më shumë se 15 për qind e njerëzve. nga veriu i Kosovës janë shpërngulur. Fatkeqësisht, nuk kemi gjetur mirëkuptim”, tha Elek, i icli përmendi format tjera të largimit të kryetarëve shqiptarë.
Ai u shpreh i sigurt se “kryetarët shqiptarë do të qëndrojnë deri në përfundim të mandatit të tyre”, duke treguar se për ankesat e tyre i kanë njoftuar edhe ndërkombëtarët.
Elek po ashtu ka theksuar se nuk ka parë asnjëherë votim me kamera.