Lista Serbe, përmes një komunikate për media, ka kritikuar, sipas tyre, qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Xhelel Sveçla, në raport me Veriun e Kosovës.
Në argumentimin e tyre, Qeveria e Kosovës, duke ndërtuar stacione të reja policore në Veriun e Kosovës, dhe duke filluar patrullimin e në Liqenin Ujmanit po dëshiron t’i frikësojë serbët.
Sipas tyre, vendosja e ligjshmërisë shtrirja e sovranitetin në Veriun e Kosovës, është pushtim i komunave me shumicë serbe.
“Edhe qindra forca tuaja nuk do të kenë sukses dhe nuk do të mund ta trembin popullin serb. Ne do të mbrojmë tokën tonë. Të shumtë ishin ata që u përpoqën të skllavëronin dhe ta pushtonin popullin serb të gjithë e dimë se si përfunduan ata”, pretendon Lista Serbe.
E lidhur me këtë Lista Serbe ka kërkuar që Albin Kurti të mendojë shumë mirë, para se të marrë një vendim për Veriun e Kosovë.
“Populli serb dëshiron paqen, por edhe lirinë dhe nuk do ta lejojmë veten të bëhemi skllevër në komunat tona, Ju kurrë nuk do të mund të dominoni Veriun e Kosovës”, përfundon komunikata.