Lista Serbe nis fushatën për zgjedhjet e shkurtit, bënë propagandë kundër Kosovës

Lista Serbe nis fushatën për zgjedhjet e shkurtit, bënë propagandë kundër Kosovës

Lista Serbe ka vazhduar avazin e saj kundrejt Kosovës, duke propaganduar me të pavërteta, shkruan Gazeta Enigma.


Duke e arsyetuar vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e shkurtit në Kosovë, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek ka deklaruar se Lista Serbe ka vendosur të merr pjesë “për faktin se serbët po përjetojnë momentet më të vështira që nga viti 1999” dhe se “represioni i përditshëm i regjimit në Prishtinë i ka çuar në situatë që të luftojnë për mbijetesë në vatrat e tyre shekullore”.

Në një intervistë për gazetën serbe “Politika” ai ka thënë se Lista Serbe “ka qenë gjithmonë me popullin e saj, edhe atëherë kur përfaqësuesit e serbëve i kanë braktisur institucionet kosovare, duke besuar se kjo do të tërhiqte vëmendjen e opinionit ndërkombëtar”, duke u përpjekur ta arsyetojë politikën diletante të liderin e tij suprem i cili i detyroi serbët të largohen nga këto institucione.

“U bë e qartë se Prishtina nuk e ka problem me shkeljen e ligjit dhe se përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk janë të shqetësuar për vuajtjet e serbëve, prandaj ne morëm vendimin që të luftojmë në mënyrë demokratike për të drejtat e popullit serb dhe të mbrojmë popullin tonë përmes fitores në këto zgjedhje dhe të krijojmë kushte në të cilat represioni do të përfundojë mbi popullin tonë”, ka thënë Ellek.

Related Articles