Lista Serbe sot pritet të mbajë protestë nga ora 15:00 në veri të Mitrovicës.
Kjo u bë e ditur dje në një konferencë për media të përfaqësuesve të Listës Serbe pas një takimi që patën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Të gjithë pjesëtarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga institucionet qendrore të Kosovës, si dhe nga komunat veriore të vendit pas shkarkimit të komandantit të policisë, Nenad Gjuriq.