Lista Serbe takohen me Palemrin, ankohen se kanë mungesë të të drejtave

Lista Serbe takohen me Palemrin, ankohen se kanë mungesë të të drejtave

Përfaqësuesit e Listës Serbe Goran Rakiq, Dalibor Jevtiq dhe Igor Simiq kanë pritur të dërguarin e SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, të hënën ku i kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i Listës Serbe, Rakiq, së bashku me zëvendës kryetarët biseduan me emisarin amerikan Palmer, që gjendet në vizitë në Prishtinë së bashku me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajcak, rreth situatës në Kosovë.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë theksuar sipas tyre se ka nevojë për respektimin e të drejtave të serbëve në Kosovë.

“Posaçërisht është theksuar nevoja për respektimin e të drejtave të popullit serb, por dhe vazhdimine dialogut nën udhëheqjen e Bashkimit Europian mes Beogradit e Prishtinës, e në kuadër të marrëveshjeve deri tani të arritura, para së gjithash në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, energjetikë dhe drejtësi” shkruan në kumtesën e Listës Serbe pas takimit me diplomatin amerikan Matthew Palmer.

Related Articles