Liverpool e Roma kanë triumfuar në ndeshjet e para të 1/8 së finales së Ligës Evropiane, shkruan Gazeta Enigma.
Giallorossët nxorrën anën më të mirë të tyre kundër Brightonit.
Ekipi i De Rossit arriti të shënoi 4-0 gola kundër skuadrës angleze, duke shkuar kështu me rezultat bindës në lojën e dytë.
Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Sparta Pragës si mysafir me rezultat 5-1 në ndeshjen e parë play-off të Ligës së Evropës.
Një fitore shumë e madhe e Liverpoolit si mysafir, që në njëfarë mënyrë vetëm ndonjë befasi e madhe i ndalon së kaluari në çerekfinale.
Bayer Leverkusen ndërkohë është ndarë në barazim me skuadrën nga Azerbejxhani, Qarabag, me rezultat 2-2.
Gjermanët shmangën humbjen, duke u kthyer nga disavantazhi prej 2 golave në pjesën e parë, për t’i shënuar dy të tillë në pjesën e dytë dhe vazhduar serinë e pamposhtur këtë sezon në të gjitha garat.