Liverpooli ka fituar me rikthim përballë Southamptonit me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.
The Reds ishin duke e dominuar ndeshjen përballë The Saints, mirëpo befasisht u gjenden në disavantazh.
Në minutën e 45+1-të, William Smallbone mashtroi portierin Alisson Becker dhe gjithë mbrojtjen e Liverpoolit, duke lëshuar një goditje lehtas në portën e tyre.
Por, ne 45 minutat e dytë ishte një tjetër skenar dhe Liverpooli i përmbysi shifrat për një minutë.
Në minutën e 52-të, Darëin Nunez pranoi një asistim nga Luis Diaz, për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Një minutë më vonë, Nunez fitoi një penallti pasi u rrëzua në zonë, ndërsa nga pika e bardhë i saktë ishte Mohamed Salah.
Egjiptiani ishte sërish në listën e golashënuesve, kur realizoi sërish nga penalltia (88’), për rezultatin final 3-1.
Liverpooli vazhdon të jetë lider me 70 pikë, ndërsa në xhiron e 30-të takohen me rivalin lokal – Evertonin.