Liverpooli ka realizuar një fitore të thellë 9:0 në shtëpi ndaj Bournemouthit në xhiron e katërt të Premier Leagues së Anglisë.
Është hera e parë që nga shtatori i vitit 1989 që Liverpooli i shënon nëntë gola në një ndeshje të elitës së Anglisë. Atë vit e kishte mposhtur 9:0 Crystal Palacen.
Luis Diaz (3’, 85’), Harvey Elliott (6’), Trent Alexander-Arnold (28’), Roberto Firmino (31’, 62’), Virgil van Dijk (45’), Chris Mepham (46’ autogol) dhe Fabio Carvalho (81’) shënuan golat për Liverpoolin.
Për Liverpoolin është fitorja e parë në këtë stinor të Premier Leagues. Pas katër ndeshjeve Liveprooli i ka 5 pikë.